Spitali Amavita · Tiranë · që prej 2009

Shëndeti juaj,
prioriteti ynë.

Kujdes kirurgjik dhe onkologjik i specializuar, në zemër të Tiranës. Me mbi 15 vite përvojë, ofrojmë trajtim profesional me standarde evropiane.

Ambient klinik i Spitalit Amavita - ekipi mjekësor në punë
Vite përvojë
17+
Pacientë të trajtuar
90,000+
Mjekë specialistë
30+
Ndërhyrje kirurgjike
30,000+
Pse Amavita

Kujdes shëndetësor që meritoni.

01

Ekip me përvojë ndërkombëtare

Profesorë dhe specialistë me trajnim në qendra prestigjioze evropiane.

02

Teknologji bashkëkohore

Pajisje profesionale dhe moderne, diagnostike dhe kirurgjike, brenda spitalit.

03

I pranuar nga sigurimet kryesore

Bashkëpunojmë me Intersig, Albsig, SIGAL dhe Sicred.

04

Kujdes nga konsulta deri në rikuperim

Pacienti shoqërohet hap pas hapi - para, gjatë dhe pas ndërhyrjes.

Prof. Dr. Agim Karaj - Themelues i Spitalit Amavita
Themelues · Kirurg · Onkolog
Themeluesi Ynë

Prof. Dr. Agim Karaj

25 nëntor 1950 - 25 nëntor 2024

Vizioni i tij e ngriti Amavitën në vitin 2009. Pas tri dekadash si kirurg onkolog dhe shef kirurgjie në QSUT "Nënë Tereza", dhe pas specializimit në Institutin Gustave Roussy në Paris, ai ndërtoi në Shqipëri një spital ku çdo pacient do të takohej me standardin më të mirë europian.

Sot ekipi vazhdon misionin që ai filloi - kujdes i specializuar, standarde ndërkombëtare dhe njerëzori para çdo gjëje. Drejtimi i spitalit vazhdohet nga i biri, Elvis Karaj, si CEO.

"Një jetë e tërë në shërbim të jetës së të tjerëve."

Lexo më shumë
Doktorët

Specialistë me trajnim europian.

Profesorë dhe specialistë me formim në qendrat universitare të Italisë, Francës dhe më gjerë - me certifikime ndërkombëtare dhe dekada përvojë.

Sigurimet

Bashkëpunojmë me sigurimet kryesore shëndetësore.

Trajtimi juaj te Amavita mbulohet nga rrjeti i sigurimeve shëndetësore me të cilat bashkëpunojmë, që procesi të jetë sa më i lehtë financiarisht.

Mëso më shumë për sigurimet

Bëni hapin e parë drejt shëndetit tuaj.

Rezervoni një konsultë me specialistët tanë.

Kontakt

Na kontaktoni.

Adresa
Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi
Tiranë, Republika e Shqipërisë
Orari
Shërbim çdo ditë (e hënë - e diel)
Konsulta dhe vizita me termin